Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ekspertim të kompjuterave të gjetur në zyrat e Armand Shakaj, autorit të dyshuar të vrasjes së Eglant Koçit.
Në zyrat sipër lokalit të tij ku dyshohet se kreu vrasjen e 34-vjeçarit, janë sekuestruar kompjutera që dyshohet se përdoreshin nga Armand Shakaj për aktivitetin e kriptovalutave.
Hetimet flasin për transferta të dyshimta, ndërsa ky aktivitet dyshohet se u bë shkak i vrasjes së Eglant Koçit.
Një nga pistat e Prokurorisë për vrasjen është ajo e transfertave të kriptovalutave.
Ndërkohë Armand Shakaj vijon të jetë në arrati dhe ende nuk ka asnjë gjurmë rreth tij. Policia e Tiranës ka tentuar edhe të negociojë me familjen e tij për vetëdorëzim, por deri më tani pa rezultat. Ata pretendojnë se nuk kanë pasur asnjë komunikim me të pas ngjarjes.