Kush është anëtari i Grupit Koordinues të protestës, që Rama i nxorri "CV"-në kriminale?

29 June 2026, 14:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kush është anëtari i Grupit Koordinues të protestës,

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e njërit prej 13 anëtarëve të Grupit Koordinues, të cilët firmosën letrën drejtuar ambasadave lidhur me pesë kërkesat e tyre ndaj qeverisë.

Bëhet fjalë për Edviol Kullurin, i cili ditën e djeshme ishte një nga anëtarët e Grupit Koordinues që bëri thirrje për ngritjen e një Kuvendi Kombëtar Qytetar

Ky Kuvend do të kishte edhe detyrën e krijimit të një qeverie teknike tranzitore. Sipas tyre, kjo qeveri do të duhej të zëvendësonte qeverinë e kryeministrit Rama pas dorëheqjes së tij.

Kryeministri ka publikuar precedentët penalë të Kullurit, i cili sipas tij, është marrë tetë herë nën hetim nga policia për vepra penale si: rrahje, vjedhje e energjisë elektrike, dhunë dhe pjesëmarrje në protesta të paligjshme.

Postimi i plotë i Ramës:

NJIHUNI ME kontributin mbresëlënës për atdheun të njërit prej 13 flamurtarëve firmëtarë të protestës së bulevardit, ku sorrat dhe korbat i kanë marrë përfundimisht peng flamingot, nën maskën e “Shqipërisë së Re”:

I proceduar:

- ⁠2014 – Rrahje në bashkëpunim, Tiranë

- 2016 - Vjedhje energjie, Tiranë

- 2016 – Rrahje në dëm të një shtetaseje, Tiranë

- 2017 - Rrahje në grup, Durrës

- 2019 – Pjesëmarrje në protestë të paligjshme, pengim qarkullimi I automjeteve, pengim i IMT per prishjen e ndertimit te paligjshëm, Vlorë

- 2020 – Kanosje & plagosje e lehtë, Vlorë

- 2021 – Kanosje ndaj një shtetaseje grua, Vlorë

- 2022 – Dhunë në familje ndaj xhaxhait të tij, Vlorë


Video