Do të shkojë të bëjë betimin në Strasburg, ja sa ditë do qëndrojë Beleri jashtë qelisë

14 July 2024, 16:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Do të shkojë të bëjë betimin në Strasburg, ja sa
Fredi Beleri

Drejtoria e Burgjeve të Shqipërisë i ka dhënë zyrtarisht leje pesë ditore Fredi Belerit, për të lënë qelinë, në mënyrë që ai të udhëtojë e të bëjë betimin si eurodeputet në Strasburg. 

Lajmi fillimisht u raportua ekskluzivisht nga Top Channel, dy ditë më parë. Beleri do të dalë nga burgu i Fierit më datë 15 korrik, pra ditën e nesërme dhe do të rikthehet sërish aty më datë 20 korrik, të shtunën, për të vazhduar kryerjen e dënimit.

Vendimi për lejen për Belerin:

Do të shkojë të bëjë betimin në Strasburg, ja sa
Leja për Fredi Belerin

Video