U gjet i dhunuar barbarisht në rrugë, ndërron jetë shqiptari në Gjermani

14 Korrik 2024, 15:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga vendngjarja

Një 39-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në spital në Gjermani pasi u gjet i plagosur në rrugë mbrëmjen e 13 korrikut.

Sipas asaj që raporton 'Bild', ngjarja ka ndodhur në Eisenbahnstrasse në Leipzig, Gjermani. Disa persona pasi kanë parë trupin e viktimës të shtrirë në rrugë, lajmëruan menjëherë policinë.

Sipas oficerëve thuhet se viktima ka pasur një përleshje fizike me persona të tjerë. Ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Policia thotë se po vijon punën për kapjen e autorëve, ndërsa zona e Eisenbahnstrasse u mbyll përkohësisht gjatë natës teksa po kryeshin hetimet, raporton Bild.

Video