Shënjestra ishin dy motra që jetonin me qira, detaje nga shpërthimi me tritol në Elbasan! I riu që u plagos aksidentalisht në gjendje të rëndë (EMRI)

14 Korrik 2024, 13:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shënjestra ishin dy motra që jetonin me qira, detaje nga shpërthimi me tritol në Elbasan!

Janë zbardhur detaje janë zbardhur nga shpërthimi me eksploziv në derën e një banesë në Elbasan, ku për pasojë mbeti i plagosur një 26-vjeçar, i cili jetonte në banesën ngjitur ku ndodhi shpërthimi.

Sipas News24, i plagosur në gjendje të rëndë është Enea Themollari, 26 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ai mbeti aksidentalisht i plagosur nga shpërthimi i një sasie tritoli që u vendos në mesnatë në hyrjen e apartamentit të fqinjit në pallatin ku ai jetonte.

Sipas policisë dyshohet se objekt i atentatit ishin dy motra që jetonin me qira në lagjen “Haxhias”.

Tritoli ishte vendosur në korridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të një 59-vjeçari.

“Rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias”, në korridorin e katit të 4-t të një pallati në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy shtetase ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë po nga shpërthimi është dëmtuar aksidentalisht nga dera e dhomës së tij shtetasi E. Th., rreth 26 vjeç, i cili banon në hyrjen përballë. 26-vjeçari momentalisht është jashtë rrezikut për jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Video