“Do iu hapim barkun me plumba”/ Kërcënuan forcat “Shqiponja” në Shkodër, njëri nga të shoqëruarit efektiv policie në FNSH

10 Shtator 2025, 22:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Forcat Shqiponja të policisë së Shkodrës janë kërcënuar nga dy persona.

Teksa ndodheshin në një postbllok në hyrje të qytetit të Shkodrës, dy shtetas janë ndalur pranë forcave Shqiponja duke i kërcënuar me fjalët “do t’ju hapim barkun me plumba” dhe më pas janë larguar.

Menjëherë efektivët janë vënë në ndjekje te tyre duke arritur që t’i ndalojnë.

Dy personat janë shoqëruar në policinë vendore te Shkodrës.

Njëri prej të shoqëruarve mësohet se është efektiv policie në radhët e Forcave Kombëtare të Sigurisë.

Polici me inicialet A.K, së bashku me vëllain e tij kanë kërcënuar efektivin e Shqiponjave për një konflikt të mëparshëm.

Në momentin e kërcënimit nuk ka qenë në shërbim policor.

Uniformat blu janë duke marrë në pyetje dy të shoqëruarit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

 

 


Video