Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas goditjes së territoreve të Polonisë nga të paktën 12 dronë luftarakë të lëshuar nga Rusia.
Begaj thotë se Shqipëria shpreh solidaritetin e plotë me Poloninë dhe mirëpret reagimin e saj në koordinim me NATO-n, për të ndaluar përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.
“Shqipëria dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia.
Ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me Poloninë dhe mirëpresim reagimin e saj, në koordinim me NATO-n, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.
Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj unitetit të Aleancës dhe sigurimit të mbrojtjes kolektive të të gjithë Aleatëve”, ka deklaruar presidenti Begaj.
Albania condemns the violation of Poland’s airspace by Russia.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) September 10, 2025
We express our full solidarity with Poland and welcome its response, in coordination with @NATO, to prevent further escalation.
Albania remains committed to the unity of the Alliance and to ensuring the collective…