Fier / Makina përplas çiftin e të moshuarve në vijat e bardha

10 Shtator 2025, 20:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti në Fier

Brenda pak ditësh, në qytetin e Fierit është shënuar rasti i dytë i një aksidenti në vijat e bardha.

Vetëm pak minuta më parë, një çift të moshuarish është përplasur nga një automjet teksa po kalonte në vijat e bardha.

Të dy të moshuarit u transportuan me ambulancë drejt spitalit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit për të kryer veprimet procedurale.


Video