
Policia shpalli në kërkim dy djemtë e ish-deputetit Tom Doshi pasi akuzohen se fillimisht kanë rrahur një person në zonën e “ish-Bllokut” në Tiranë dhe më kanë goditur edhe disa efektivë policie duke mos iu bindur urdhrit të tyre.
Ndërkohë, blutë e Tiranës kanë arrestuar edhe një person tjetër që ndodhej bashkë me Markos dhe James Doshi në vendin e konfliktit.
Sherri ka ndodhur për motive banale. Abcneës.al ka mundur të sigurojë dëshminë e personit me të cilin janë konfliktuar djemtë e ish-deputetit Doshi, i cili tha para policëve se sherri nisi nga rrjetet sociale duke degjeneruar më pas në grushte dhe përdorim të sendeve të forta.
Njoftimi i policisë:
Shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit M. D., 20 vjeç dhe J. D., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Ismail Qemali”, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. S., 38 vjeç, dhe më pas nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por i kanë kundërshtuar ata, duke i goditur për shkak të detyrës. Shtetasi E. L. është vënë në pranga, ndërsa shtetasit M. D. dhe J. D. janë larguar. Vijon puna për kapjen e tyre.