Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar drejtorin e komanduar në IEVP Reç-Shkodër, Ervis Zikën.
Urdhri për arrestimin është dhënë nga prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Drejtori i komanduar i burgut të Reçit dyshohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe futja e sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit.
Dyshohet se, Zika ka marrë karburant duke firmosur kartela fiktive. Për abuzim me karburantin po hetohen edhe ish-zyrtarë të tjerë. Gjithashtu ai ka hyrë në regjim pa kaluar në skaner dhe ka dyshime që ka futur sende të ndaluara.