Merr flakë në ecje makina në dalje të tunelit të Elbasanit

26 April 2022, 09:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Merr flakë në ecje makina në dalje të tunelit të
Foto ilustruese

Një automjet ka marrë flakë në lëvizje në dalje të tunelit të Elbasanit. Mësohet se mjeti është djegur plotësisht por fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar.

Polica njofton se paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 26.04.2022, rreth orës 09:10, në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtuese shtetasen E. D., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

 


Video