Vrasja në Fier, gruaja u godit 5 herë me thikë në gjoks nga bashkëshorti (Emri)

8 February 2022, 13:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrasja në Fier, gruaja u godit 5 herë me thikë në gjoks nga

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Fierit, ku një grua 50-vjeçare u gjet e vdekur në banesë. Fillimisht ngjarja u raportua si vetëvrasje, por mënyra sesi viktima kishte marrë plagët vdekjeprurëse nga goditja me një thikë, sillte dyshime se nuk mund ta kishte kryer vetë aktin fatal.

Top Channel shkruan se viktima Valdete Manaj është qëlluar 5 herë me thikë në gjoks, nga bashkëshorti i saj.

Mësohet se çifti prej kohësh ka pasur probleme, që bënë që gjërat të vinin deri në këtë pikë. Ndërkohë policia vazhdon të pyesë të afërm dhe familjarë të çiftit.


Video