“Liria” që zgjati vetëm pak orë, ja si u arratisën 4 shqiptarët dhe pakistanezi nga burgu në Kretë

8 February 2022, 11:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Liria” që zgjati vetëm pak orë, ja si u
Shqiptaret e Arratisiur në Greqi

Kjo ishte dritarja e lirisë për katër shqiptarët dhe një pakistanez, të cilët u arratisën nga burgu i Kretës orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Pesë të burgosurit e rrezikshëm siç i kanë cilësuar mediat greke, morën shufrën e hekurt të sigurisë së qendrës së paraburgimit dhe arritën jo vetëm të shkulnin dhe përkulnin hekurat, por edhe të hiqnin një copë çimentoje nga dritarja.

Pasi arritën të kalonin pengesën e parë, dritaren, të burgosurit vrapuan në oborrin e komisariatit dhe pa u vënë re nga rojet e burgut, kapërcyen gardhin dhe më pas u larguan në drejtim të paditur.

Vlen të theksohet se tre nga pesë të dënuarit sipas informacioneve, kryenin punë që lidhen me hekurat dhe tubacionet. Me fjalë të tjera, vlerësohet se për shkak të profesionit e kanë pasur të lehtë që ta bëjnë gjithë këtë proces.

“Liria” që zgjati vetëm pak orë, ja si u

 


Video