Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Autoritetet greke njoftuan se pas disa orësh kërkime kanë vënë në pranga tre nga katër shqiptarët që arritën të arratisen nga një qendër paraburgimi.
Mes të arrestuarve është edhe një 43-vjeçar nga Dropulli i prangosur në vitin 2016 për të paktën 6 vepra penale mes të cilave edhe një grabitje ku mbeti i vrarë një i moshuar.
Tre shqiptarët e tjerë janë dënuar për grabitje dhe trafik droge.
Në momentin e ndalimit atyre iu gjet një thikë dhe sasi të vogla kanabis, heroine dhe një makinë e vjedhur.
Bashkë me shqiptarët u arratis edhe një pakistanez që gjithashtu është vënë në pranga.