Saimir Tahiri takohet me familjarët, ja burgu ku pritet të transferohet ish-ministri

7 February 2022, 15:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Saimir Tahiri takohet me familjarët, ja burgu ku pritet të
Saimir Tahiri në burg

Saimir Tahiri prej tre ditësh po mbahet i izoluar në burgun 313-të Jordan Misja, pas vendimi të dhënë nga gjykata e posaçme e apelit që e dënoi me 3 vite katër muaj burg.

Paraditen e së hënës Tahiri ka zhvilluar takime në ambientet e paraburgimit me familjarët dhe dy avokatët e tij mbrojtës, Maks Haxhiaj dhe Dritan Jahaj.

Ish-ministri qëndron i izoluar në katin e dytë të godinës numër dy të këtij institucioni dhe qëndron në një dhomë i vetëm i pajisur me frigorifer dhe televizor. Në ditët në vijim pritet transferimi i tij në burgun e Rrogozhinës, kjo për shkak se burgu i Vaqarrit është në rikonstruksion.

Për një periudhë 10 ditore ish-ministri do të jetë në vëzhgim nga autoritetet e burgjeve për arsye sigurie kjo për shkak se në ambientet e burgut 313 qëndrojnë të dënuar me rrezikshmëri të lartë.

Kujtojmë se Saimir Tahiri u dënua  nga gjykata e apelit të posaçëm me 3 vite e katër muaj burg për shpërdorim detyre.


Video