Prag tragjedie sërish në “Kthesën e Murrashit”, një autobus që transportonte pasagjerë në linjën Elbasan-Librazhd ka dalë nga rruga dhe për fat të mirë nuk ka përfunduar në humnerë e më pas në lumin Shkumbin.
Ngjarja ka ndodhur në të njëjtin vend ku një javë më parë pas një aksidenti tragjik humbën jetën 3 persona.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:00, ku një mjet që vinte nga Elbasani në drejtim të Librazhdit, për shkak të lagështirës ka dalë nga rruga. Reshjet e dendura të shiut dhe rruga kanë bërë që drejtuesi i mjetit të humbë kontrollin, duke rrezikuar jetën e disa dhjetra pasagjerëve. Por numri i këtyre të fundit nuk është bërë ende me dije.
Fatmirësisht frenat kanë punuar pasi mjeti ka dalë nga bordurat anësore të rrugës, ndërsa pasagjerët kanë kanë shpëtuar pa asnjë dëmtim. Pikërisht në këtë zonë, thuajse një javë më parëdisa ditë më parë, humbën jetën 3 anëtarë të të njëjtës familje, pasi pas një aksidenti në rrugë, mjeti i tyre gjithashtu përfundoi në lumë./VoxNews.al