“Nëse do të ikësh”, zbulohet biseda mes Tahirit dhe avokatit para se të jepej vendimi

7 February 2022, 23:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Nëse do të ikësh”, zbulohet biseda mes Tahirit dhe

Avokati i Saimir Tahirit ka zbuluar bisedën që pati me ish-ministrin e Brendshëm teksa po prisnin që Apeli i GJKKO të jepte vendimin.

I ftuar në “Opinion”, avokati tregoi se i kishte sugjeruar klientit të tij Saimir Tahiri që mund të shkonte në shtëpi nëse dëshironte. Por sipas tij, ish-ministri kishte refuzuar që të largohej.

“I kam thënë kështu, që, Saimir këta po shoh që kanë organizim të veçantë dhe persona që s’ishin të zakonshëm në vendimmarrje. Prandaj nëse do të ikësh të marrësh masa, që të vesh në shtëpi të përgatitesh, mund të shkosh. Më tha mua, unë jam përgatitur me kohë që kur fillova luftën. Ai ma ka bërë të qartë që unë nuk i lëviz vendimit. Unë i thashë ik në shtëpi që të përgatitësh ata të shtëpisë që dhe të përgatitesh për të bërë ekzekutimin, sepse nuk e imagjinoja kurrë që të devijohej vetëm për Saimir Tahirin dhe të bëhej ekzekutimi menjëherë pas vendimit”, tha Maks Haxhia.

Por në çfarë gjendje është Saimir Tahiri në burg?

Avokati i tij, Maks Haxhia, tha se Tahiri është në gjendje të mirë dhe i bindur në pafajësinë e tij.

“Është në dhomë më vete në një gjendje shpirtërore shumë të mirë, me kurajo. E ka pritur pa pesimizëm se është i bindur në pafajësinë e vetë. Në burg duhet të qëndrojë me persona të tjerë. Ai nuk është nga ata tipa që i lëviz qerpiku. Sot është takuar me familjarët”, tha ndër të tjera avokati i Saimir Tahirit.


Video