Kush e vrau Ergys Dashin? Lufta në Ekuador mes shqiptarëve dhe “Boss-it” serb të kokainës

8 February 2022, 11:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kush e vrau Ergys Dashin? Lufta në Ekuador mes shqiptarëve dhe

Aleanca mes klanit serbo-malazez ‘Kavac’ dhe mafies shqiptare të drogës në Ekuador, ka filluar të prishet për shkak të luftës së ashpër për dominim në tregun e kokainës, bëjnë të ditur burime nga strukturat e sigurisë në Serbi.

Më 22 janar të këtij viti, në Ekuador u qëllua për vdekje 34-vjeçari shqiptar Ergis Dashi. Ai u godit me më shumë se 20 plumba në një restorant në Guajakil, port nga ku dërgohen ngarkesa të mëdha droge në Evropë. Sipas ABC, dyshohet se likuiduesit janë nga klani ‘Kavac’, me në krye Radoje Zvicer.

Kush e vrau Ergys Dashin? Lufta në Ekuador mes shqiptarëve dhe

Dashi ishte një lidhje mes mafies shqiptare dhe ruse dhe u eliminua me vrasës me pagesë. Ishin dy persona që kryen ekzekutimin, njëri prej të cilëve mbante një buqetë me lule, që është një lloj mesazhi. I vrari bënte një jetë të fshehtë në Ekuador, ku nuk kishte dosje dhe merrej me tregtinë e kokainës. Nga sulmi është plagosur edhe një grua 26-vjeçare.

Ajo që ndodhi, me dy grupet mafioze që bashkëpunuan ngushtë, por i kthyen armët kundër njëri-tjetrit, është ende në sferën e dyshimeve. Sipas një versioni, shqiptarët drejtuan policinë me një nga ngarkesat e mëdha të kokainës në pronësi të klanit ‘Kavac’, e cila më pas u sekuestrua.

Por ish-shefi i Policisë së Beogradit, Marko Nicoviç vuri në dukje se konfliktet midis klaneve malazeze dhe shqiptare do të zbuten për shkak të interesave të përbashkëta.

“Shqiptarët po kalojnë gjithnjë e më shumë nga kontrabanda e heroinës në kokainë nga Amerika e Jugut. Doganierët dhe policët në portet shqiptare dhe malazeze paguhen keq, ndaj nuk është e vështirë t’i korruptosh, prandaj janë vende ideale për kontrabandë. Aktualisht ka konflikt mes dy klaneve, por unë mendoj se ata do të gjejnë një gjuhë të përbashkët sepse po u hapet rruga për shkak të forcave policore të pajisura keq”, thotë Nicoviç.


Video