Detaje nga vdekja tragjike në Sarandë/ Kamerieri po merrte disa koli ujë, kavoja e këputur e ka goditur në kokë

26 August 2023, 09:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Detaje nga vdekja tragjike në Sarandë/ Kamerieri po merrte disa koli
17 vjeçari Antonio Delilaj

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Club Orange në Sarandë.

17 vjeçari Antonio Delilaj  ka qenë duke marrë disa koli uje nga bodrumi për tek bari dhe ishte brenda ashensorit kur është këputur njëra nga kavot horizontale të tij dhe i ka kapur kokën.

Mjaft rrethana të ngjarjes ende janë të paqarta dhe pritet që të sqarohen më tej nga grupi hetimor.

 


Video