Shkon në 80 numri i turistëve të helmuar në Vlorë, mes tyre polakë, turq e italianë

25 August 2023, 20:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkon në 80 numri i turistëve të helmuar në Vlorë, mes
Turistët e helmuar në Vlorë

Ka shkuar në 80 numri i turistëve të helmuar pas një udhëtimi turistik me anije në Vlorë, mes tyre edhe disa fëmijë.

Turistët, shumica polakë, shqiptarë, italianë dhe turq, janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Vlorës me simptoma të helmimit, si këputje, marrje mendsh dhe të vjella.

Pesë fëmijë po trajtohen në pediatrinë e spitalit. Ndërsa autoritetet raportohet se kanë nisur hetimin për shkaqet e helmimit.

Aktualisht dyshohet se turistët u helmuan pas ushqimit të konsumuan në bordin e anijes turistike “Black Pearl”, që kryen udhëtimin nga Karaburuni në Sazan.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që shkak i helmimit të jetë bërë ushqimi në një restorant në Karaburun, apo ushqimi që morën me vete nga hoteli.





Video