Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një urë në Gramsh, e dëmtuar pak ditë më parë nga rreshjet e shiut është shembur ditën e sotme.
Ura, nëse mund të quhet e tillë, që lidh fshatin Kukur me qytetin e Gramshit është shembur ditën e sotme duke e bërë e pakalueshme.
Për fat të mirë, në këtë vend është shmangur një tragjedi, pasi ura ka rënë vetëm pak çaste pasi ka kaluar një autobus me pasagjerë.
Pak ditë më parë, shira të rrëmbyeshëm shkaktuan dëme të konsiderueshme duke kompromentuar edhe qëndrueshmërinë e urës.