Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali ku ka humbur jetë 36-vjeçari shqiptar Armando Kola.
Sipas medieve italiane ngjarja ndodhi në Provaglio d’Iseo, Breshia, teksa Kola ishte duke u kthyer me motor nga puna dhe u përplas me një fuoristradë tip “Suzuki Vitara”.
Aksidenti ndodhi rreth orës 17:30 në rrugën 510 mes Prrovaglio dhe Camignone. Shqiptari me origjinë nga Shkodra Armando Kola, i cili po kthehej nga puna për në shtëpinë e tij, humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Shoferi 37-vjeçar i fuoristradës ka mbetur i tronditur nga ngjarja por nuk pësoi lëndime.
Trupi i pajetë i motoçiklistit të ndjerë u transferua në morgun civil. Sakaq, policia po heton dinamikën e aksidentit për të zbardhur detaje të reja.