Disa javë më parë gazetari i kronikës Artan Hoxha shkoi në Bruksel, aty ku dëshmi para prokurorëve belgë për dosjen "Toyota Yaris".
Së fundmi, gazetari ka treguar se hetuesit belgë që ai kishte takuar në godinën e Policisë Federale, kishin mësuar shqip dhe e dinin shkëlqyeshëm gjuhën tonë amtare.
“Pse të intereson ky hetim? Ju thashë që ju po hetoni klasën politike shqiptare. Dhe unë dua të kuptoj në çfarë niveli është. Atë ditë që isha unë u kapën 7 tonë kokainë. Ata po hetojnë një gjë që ne e kemi mbyllur për 6 muaj.
Ka hetues, kanë filluar të vijnë shumë. Belgët kanë filluar të vijnë këtu, të hetojnë këtu, t’i kërkojnë lidhjet këtu. Kam kuptuar që kanë të bëjnë me organizata kriminale që shtrohen në tre kombe. Ne duhet të mësohemi…
Në koridoret e policisë federale gjeta dy oficerë gjyqësorë, hetues federalë, që e flasin shqipen në mënyrë të shkëlqyer. Pra, ata jo thjesht po na hetojnë, por e kanë mësuar shqipen që të na hetojnë pa përkthyes”, u shpreh gazetari i kronikës Artan Hoxha, në "A Show".