Rama shkoi me makinë, Vuçiç me çarter, Abazoviç me helikopter: Nis samiti i “Ballkanit të Hapur” në Ohër

7 June 2022, 18:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama shkoi me makinë, Vuçiç me çarter, Abazoviç
Nis samiti i “Ballkanit të Hapur” në Ohër

Në Ohër ka nisur sot samiti i “Ballkanit të Hapur”. Kryeministri Edi Rama mbërriti me makinë në qytetin e Maqedonisë së Veriut ku u prit nga zyrtarë vendas atje.

Kreu i qeverisë shqiptare zgjodhi që të udhëtojë me makinë nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka patur një ndalesë edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Ndërkohë në videon e bërë publike nga Qeveria e RMV-së, Rama shfaqet në një tavolinë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili do të marrë pjesë në këtë samit. Abazoviç mbërriti në Ohër përmes një helikopteri.

Atje mbërriti edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kreu i shtetit serb zgjodhi të shkonte me një avion çarter.

Në Ohër pritet që të miratohen disa marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim në fushën e taksave, turizmit, kulturës dhe arsimit.


Video