Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Zvicra ka marrë së fundmi një vendim për të dëbuar të huajt me dosje kriminale edhe në rastet kur veprat penale të planifikuara të tyre kanë mbetur në tentativë.
Vendimi është marrë nga Gjykata Federale me seli në Lozanë, që është shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend.
Me këtë vendim, Lozana i ka dhënë të drejtë Gjykatës së Lartë të Kantonit Aargau e cila kishte vendosur në mënyrë identike lidhur me një rast të tentimit të kryerjes së vjedhjes së dhunshme. Sipas Gjykatës Federale, kur kemi të bëjmë me dëbimin nga Zvicra, nuk luan rol fakti nëse vepra e caktuar penale është kryer në plotësi ose ka mbetur në tentative.
Vendimi i ri i marrë nga Gjykata Federale ka hyrë ne fuqi.