Dëshmia e shoferit të karrotrecit zbulon detaje: Flet për lëvizjet e “Mand dhelprës”!

13 Qershor 2026, 14:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Armand Shakaj i njohur si "Mand dhelpra"

Gjetja e trupit të pajetë të Eglant Koçit, 34-vjeçarit të zhdukur më 4 korrik, vlerësohet ndër çështjet më prioritare të Policisë së Tiranës.

Gjatë prezantimit të punës së policisë për muajin maj, kryepolici i Tiranës, Oliger Torba, tha se kërkimet janë përqendruar në rrethinat e Tiranës dhe për këtë janë angazhuar edhe forca nga Kosova.

Detajet e reja në lidhje me zhdukjen e Eglantit janë zbuluar falë drejtuesit të karrotrecit, i cili para policisë, ka thënë se pasi ka dorëzuar mjetin në zonën e Ibës, nuk ka pasur asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me makinën apo se çfarë kishte brenda saj.

Sakaq, gjatë kontrolleve të ushtruara brenda zyrës ku dyshohet se është mbajtur Eglant Koçi, janë konstatuar gjurmë mbetjesh baruti.

Pritet që të dalin në pah rezultatet laboratorike, për t'u zbuluar më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë.

Po ashtu, raportohet se kërkimet për gjetjen e trupit të Eglant Koçit janë shtrirë në dy drejtime kryesore,në zonat përreth Tiranës, Elbasanit dhe Librazhdit. 

Ndërsa mësohet se 41-vjeçari ka ndryshuar të paktën gjashtë numra telefoni gjatë ditëve të fundit, në përpjekje për të shmangur lokalizimin e tij.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video