Pankartat më pikante të protestës së sotme

12 Qershor 2026, 23:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pankartat më pikante të protestës së sotme

Mijëra qytetarë janë mbledhur sot për të 13-tën ditë radhazi përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku pas fjalimeve të mbajtura në protestë ka nisur marshimi drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Në protestë kanë marrë pjesë edhe shqiptarë nga diaspora, të ardhur nga vende si Britania e Madhe, Italia, Greqia dhe Gjermania, ndërsa pjesëmarrja është shtuar ndjeshëm krahasuar me ditët e mëparshme.

Protestuesit paralajmëruan se do të vijojnë tubimet edhe në ditët në vijim, ndërsa më 13 qershor pritet një tjetër marshim, ku u është bërë thirrje edhe diasporës që të bashkohet në kryeqytet.

Më poshtë disa nga pankartat më pikante të protestës së sotme.



Video