Videolajm/ Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët shembin rrethimin dhe futen në kantier!

13 Qershor 2026, 11:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kompania "Gener 2", në pronësi të biznesmenit Bashkim Ulaj, po ndërton në këtë zonë një resort gjigant

Situata në Rrjoll është tensionuar sërish ditën e sotme, ku banorët e zonës kanë ngritur një protestë të fuqishme kundër ndërtimit të një resorti turistik në pronat e tyre.

Përplasja ka degraduar kur banorët kanë mbyllur rrugën dhe kanë arritur të shkulin e të heqin me forcë një pjesë të rrethimit me tela dhe mure të larta që rrethonte kantierin e ndërtimit.

Kompania "Gener 2", në pronësi të biznesmenit Bashkim Ulaj, po ndërton në këtë zonë një resort gjigant që shtrihet në një sipërfaqe prej 147.2 hektarësh.

Punimet kanë nisur që në muajin shkurt të këtij viti, por ditët e fundit kompania kishte nisur një "fortifikim" të papritur të zonës me mure të larta, gjë që ka sjellë edhe revoltën e menjëhershme të komunitetit.


Video