Denoncimi i Berishës: Irena Gjoka e GJKKO-së, është dënuar me 3 muaj burg nga Gjykata e Janinës

5 May 2025, 09:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Denoncimi i Berishës: Irena Gjoka e GJKKO-së, është
Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK, në orën 09:00, në zbatim të masës “detyrim paraqitjeje" dy herë në muaj për aferën Partizani.

Po sot, në orën 11:30, pritet të zhvillohet edhe seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për kalimin ose jo të kësaj dosjeje. 

Ai publikoi për herë të parë, atë që sipas tij është dokumenti i Gjykatës së Janinës për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka.

"Të dashur qytetare shqiptarë, do të mësoni se njeriu që kryeson gjykatën speciale të shqiptarëve ishte një delinkuente e pafytyrë, e pamoral e pa karkater e dënuar me burg në vendin fqinj dhe përdorur si skllave nga Edi Rama dhe regjimi aktual. Irena me pese mbiemra e përfolur për ryshfete gjysëm milionshe jo në një, por ne disa raste rezulton se ne tinin 2005 është dënuar nga kolegji penal I Janinës me burg dhe gjobë.

Kjo monstër në vend se të vuaj dënimet është lartësuar në kryetaren e Gjykatës Speciale nga Edi Rama, Taulant Balla dhe përdorur në shkallë ekstreme nga Altin Dumani. Nga viti 2005, vit i dënimit të saj, të cilin e ka fshehur në kolektiv, bën të pavlefshme absolutisht çdo vendim të saj, në përputhje me vendimet e Gjykatës së Strasburgut...

... Dokument zyrtar dhe me vulë dhe me firmë nga Gjykata e Janinës së Greqisë, që tregon se; Për këto arsye e dënon të pandehurën të shpallur fajtore me burgim 3 muaj dhe gjobë 1500 euro si dhe shpenzimet gjyqësore prej 73 eurosh.

Falsifikim pasaporte a vize, por është dënuar për falsifikim dhe është dënuar nga Kolegj Penal dhe jo administrativ.

Është turpi i turpit të Ulsi Manjës, të këtij ministri i cili në regjistrimet telefonike rezulton se përveç 500 mijë euro nga emigranti, i kërkon edhe çantë Luis Vuiton. Dhe emigranti i thotë, për kë e do atë çantë, e dua për zonjën thotë, jo, jo e dua në intimitet, por nuk po hyj në intimitete", tha Berisha.

 


Video