Kultivoi kanabis me llamba në Spanjë, arrestohet me qëllim ekstradimin 28-vjeçari (EMRI)

5 May 2025, 08:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kultivoi kanabis me llamba në Spanjë, arrestohet me qëllim
Momente nga arrestimi

Në kuadër të operacionit “Operacionalja 45”, u kap në aksin “Vau i Dejës-Shkodër" shtetasi Elton Kola.

Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Barcelonës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 45”.

Akuzohet se ka kultivuar bimë Cannabisi, me llamba, në Spanjë, kapet në aksin “Vau i Dejës-Shkodër”, 28-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 45”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin E. K., 28 vjeç, të lindur në Shkodër.

Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Barcelonës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.


Video