Aksident në Shkodër, plagosen dy adoleshentë

4 May 2025, 21:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Shkodër, plagosen dy adoleshentë
Foto ilustruese

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Shtetasja D. S., duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin me iniciale A. A., 18 vjeç dhe pasagjer një të mitur 17 vjeçar.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy përsona, mes tyre dhe i mituri.

“Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasja D. S., duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. A., 18 vjeç dhe pasagjer një të mitur 17 vjeçar.

Shtetasi A. A., dhe i mituri 17 vjeçar, ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.


Video