Dëmtohet cisterna e gazit në qendër të Elbasanit, izolohet zona përreth!

20 July 2024, 21:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dëmtohet cisterna e gazit në qendër të Elbasanit, izolohet

Në një cisternë gazi në një pikë karburanti në afërsi të qendrës së Elbasanit është konstatuar se kishte rrjedhje gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj fundjave.

Si pasojë raportohet se është ndërprerë energjia elektrike, ndërsa disa rrugë janë bllokuar dhe po monitorohen nga forca të shumta policie.

Lokali dhe pallati ku shtrihet karburanti është boshatisur dhe në vendngjarje ndodhet policia dhe zjarrfikësja të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.

Ende nuk dihen shkaqet se përse cisterna është dëmtuar. 


Video