Turistët presin në 40 gradë, radhë kilometrike në dalje të Qafë-Botës! (Shkak dogana greke)

20 July 2024, 17:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Turistët presin në 40 gradë, radhë kilometrike në dalje
Turistët presin nën 40 gradë

Sezoni turistik është në pikën kulminante dhe emigrantë shqiptarë kthehen në atdhe për të kaluar pushimet e tyre, shumë të tjerë zgjedhin të pushojnë jashtë.

Si pasojë në pikën kufitare të Qafë-Botës është krijuar radhë e gjatë.

Mësohet se pala greke punon me një sportel, duke krijuar kështu radhë në pikën kufitare, ndërsa automjeteve iu duket të presin në radhë në temperatura të larta. 

Ndërkohë turistët e shumtë por edhe banorët thonë se janë nën temperatura rreth 40 gradë për gati 2 orë.


Video