Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një zjarr ka shpërthyer ditën e sotme në një Kullë historike dy-katëshe në Perlat të Mirditës. Bëhet me dije se ndërtesa ishte në pronësi të familjes Picaku.
Raportohet se zjarri ka rënë pas shpërthimit të një bombole gazi. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por raportohet se brenda saj është djegur gjithçka.
Në kullën historike ka lindur Prend Picaku ish drejtues arsimi në Mirditë apo dhe muzikanti i shquar Kolë Picaku.