Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka prezantuar sot drejtorin e ri të Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj.
Vendimi për emërimin e Etjen Xhafaj është firmosur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe mban datën 27 tetor 2025.
Kujtojmë se Posta Shqiptare (Posta Shqiptare sh.a.) është në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit e cila drejtohej nga Ibrahimaj.
Por ajo që u vërejt sot ishte fakti se ministrja Ibrahimaj nuk ishte e pranishme në prezantimin e vartësit të saj.
Balluku gjatë prezantimit të Etjen Xhafajt si drejtor i “Postës Shqiptare” tha se na e prishën surprizë pasi lajmi u publikua ditën e djeshme në media.
Prezantimet e fundit të drejtorëve që kanë në varësi institucione të mëdha si Porti i Durrësit dhe DPSHTRR, nga zv/kryeministrja Balluku lë të nënkuptojë se ajo është “shefja” e tyre.
Pavarësisht lajmeve të fundit se zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku do merret e pandehur nga SPAK.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.