U arrestua pasi iu gjet furgoni i mbushur me armë, Eugert Sino: S'e di kush i ka vendosur brenda tij

30 October 2025, 08:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U arrestua pasi iu gjet furgoni i mbushur me armë, Eugert Sino: S'e di
Eugert Sino

Të tjera detaje dalin lidhur me arsenalin e armëve që u gjetën brenda një furgoni, që kishte prej një muaji në rrugën "Myslym Shyri" në Tiranë. Fillimisht ka ndërhyrë Policia Rrugore, si pjesë e një manovre të agjentëve, me argumentin se automjeti kishte bllokuar rrugën. 

Pas konstatimit të armëve, ndërhyrja është vijuar nga agjentët e krimeve. Furgoni me mbishkrimin "Mirëmbajtja Rrugore", që dyshohet se ishte përdorur si kamuflim nga trafikantët, është në pronësi të të arrestuarit Eugert Sino. 

Ky i fundit, i marrë në pyetje mbrëmjen e djeshme nga policia, ka mohuar çdo lidhje me armët, duke deklaruar se nuk ka dijeni se kush i ka vendosur ato në furgon, i cili, sipas tij, ka qëndruar i parkuar pranë banesës së tij.

 


Video