DETAJE/ Sekuestrimi i armëve në Tiranë, trafikantët përdornin furgonin e loguar me kompaninë "Gener 2"!

30 October 2025, 09:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DETAJE/ Sekuestrimi i armëve në Tiranë, trafikantët
Furgoni me logon e kompanisë "Gener 2"

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi furgoni në të cilin u gjendën 23 armë zjarri të llojeve të ndryshme, nga ato të thjeshta e deri tek më të sofistikuarat, i cili “fshihej” nën logon e mirëmbajtjes rrugore.

Furgoni, brenda të cilit u gjetën 23 armët e zjarrit të llojeve të ndryshme, mijëra fishekët dhe pajisjet e gjurmimit dhe shpërthimit në distancë, ishte i kamufluar si "mirëmbajtje rrugore".

VoxNews ka siguruar foton e mjetit me logon e kompanisë "Gener 2" me targë AB 911 UB, i cili ishte ruajtur nga policia pasi qëndronte i parkuar prej më shumë se një muaji në rrugën "Myslym Shyri" në kryeqytet, pranë banesës së të arrestuarit, Eugert Sino.

DETAJE/ Sekuestrimi i armëve në Tiranë, trafikantët
"Gener 2"

Në furgon vihet re edhe një tjetër detaj, numri 911 te targa përkon me numrin e emergjencës të Shtetet e Bashkuara dhe Kanadasë për policinë, zjarrfikësit dhe urgjencat mjekësore.

34-vjeçari Sino, pronar i furgonit, u vu në pranga, ndërsa në kërkim u shpallën dy të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimore. 34-vjeçari, me precedentë penalë, është marrë në pyetje mbrëmjen e së mërkurës, dhe ka mohuar çdo lidhje me armët.

Sino pretendon se nuk ka dijeni se kush i ka vendosur armët në furgon, i cili, sipas tij, ka qëndruar i parkuar pranë banesës së tij.



Video