DEL FOTO/ Ky është 21-vjeçari që humbi JETËN dje në aksident! (Pjesë e strukturës së Policisë së Burgjeve)

13 December 2024, 12:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DEL FOTO/ Ky është 21-vjeçari që humbi JETËN dje
Gjeto Gjonaj

Një aksident  i rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor "Koplik-Dedaj", ku humbi jetën një 21-vjeçari.

I riu ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe nga plagët e marra ka ndërruar jetë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar në lidhje me këtë lajm tragjik duke zbuluar se Gjeto Gjonaj, ishte pjesë e strukturës së Policisë së Burgjeve.

Drejtoria e Burgjeve shkruan se Gjeto që humbi jetën në aksidentin tragjik kishte ëndra të mëdha për të shërbyer në sistemin e drejtësisë, ëndra që mbrëm ju prenë në mes.



Video