Pa videon e të birit me pistoletë dhe denoncoi ngjarjen në polici, flet babai i 14-vjeçarit: E gjeti në një godinë, aty dyshohet se…!

13 December 2024, 11:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pa videon e të birit me pistoletë dhe denoncoi ngjarjen në
Bardhosh Tozaj

Babai i 14-vjeçarit, i cili u arrestua nga policia për armëmbajtje pa leje, ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

Ai është shprehur se e ka denoncuar vetë ngjarjen në polici pasi ka parë një video të djalit të tij në rrjetin social TikTok me armë.

Babai rrëfeu se 14-vjeçari e kishte gjetur armën së bashku me disa shokë të tij në një objekt 3-katësh të pabanuar afër shkollës dhe më pas kishin shkuar në mal për të bërë video.

Pistoletën dhe 3 karikatorët e gjetur, më pasi i mituri i kishte fshehur.

“Arma është gjetur në një objekt të pabanuar, kishin gjetur edhe 3 karikatorë dhe mendohet se mund të ketë edhe municione të tjera”, tha ai.

Deklarata e babait: Ka qarkulluar informacioni se djali im ka qarkulluar në shkollë me një pistoletë, është lajmi rremë. Qarkullonte një lojë në TikTok, marrin një shok e hedhin dhe e presin, është lojë e rrezikshme. Isha në një mbledhje me drejtoreshë, mësuesen kujdestare.

E ngrita si shqetësim, pashë një video që më tregoi djali u thashë dhe nuk isha i sigurt apo ishte pistoletë lodër, këtë informacion ua kam dhënë unë.

U takuam me punonjësit e policisë në shkollë dhe erdhëm në polici me telefonin e djalit, pamë videon që nuk ishte lodër dhe ndoqëm rastin.

Pistoletën e kanë gjetur në një objekt të pabanuar trekatësh, këtu afër shkollës. Jo afër shtëpisë sime, kanë qenë disa shokë që e kanë gjetur, e kanë marrë dhe kanë shkuar në mal, anë bërë video për tiktok, dhe më vonë e kanë fshehur.

Arma është gjetur në një objekt të pabanuar, kishin gjetur edhe 3 karikatorë dhe mendohet se mund të ketë edhe municione të tjera.

Djali s’ka pasur probleme, zënka në shkollë ka pasur se 14-vjeç është. Më tregoi videon dhe më tha që është pistoletë lodër, e kam blerë. Në video është djali im me pistoletë, tha e kam gjetur në një objekt trekatësh afër shkollës.

Shokët e tjerë nuk janë shoqëruar për momentin.

Deklarata e policisë:

Rasti i një 14-vjeçari, ku, falë informacionit të siguruar dhe punës profesionale nga Policia e Vlorës, ditën e djeshme është bërë e mundur që, nëpërmjet një fotografie të gjetur në celularin e tij dhe pas një pune profesionale me psikolog, prind dhe punonjës social, të gjendej e fshehur në një motomjet pranë një banese një armë zjarri pistoletë me rreth 130 copë fishekë luftarakë, të cilat I kishte fshehur ky 14-vjeçar.

Nga ana jonë vijon puna intensive për të identifikuar personin që ia ka dhënë armën këtij 14-vjeçari, i cili u arrestua për armëmbajtje pa leje


Video