Aksident i rëndë në Koplik, humb jetën 21 vjeçari

13 December 2024, 08:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në Koplik, humb jetën 21 vjeçari
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e së enjtes në Koplik, ku për pasojë një djalë i ri humbi jetën.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Koplik-Dedaj” shtetasi Gj. Gj., 21 vjeç duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë shtetasi Gj.Gj., ka ndërruar jetë, gjatë rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video