TENDERA mes KOLEGËSH/ Kryetarja e Bashkisë Përmet i jep 300 MILION lekë djalit të kryebashkiakut të Poliçanit!

13 Dhjetor 2024, 10:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryetarja e Bashkisë Përmet, Alma Hoxha/ Kryetari aktual i Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj

Një tender me vlerë rreth 300 milionë lekë të vjetra, që kishte për objekt “Rehabilitimin e rezervuarit Qilarisht”, është dhënë nga Bashkia Përmet, e drejtuar nga Alma Hoxha, kompanisë G & M CONSTRUCTION 07.

Kjo kompani është në pronësi të Maliq Zotkaj dhe Oligert Dyrmishi, ku Maliq Zotkaj rezulton të jetë djali i kryetarit aktual të Bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj.

TENDERA mes KOLEGËSH/ Kryetarja e Bashkisë Përmet i jep 300

Fituesi ka konkurruar në partneritet me kompaninë 2T, në pronësi të Artan Sako dhe Dritan Troksi.

Kujtojmë se Artan Sako është vëllai i ish-komandantit të Gardës së Republikës, Gramos Sako.

TENDERA mes KOLEGËSH/ Kryetarja e Bashkisë Përmet i jep 300

Tenderi u finalizua me një vlerë prej 24,291,841.78 lekë të reja pa TVSH, e cila përkon me gati 100% të fondit limit, që ishte 24,805,385.84 lekë të reja.

Edhe pse në garë morën pjesë pesë kompani, dy prej tyre ofruan vlera më të ulëta se fituesi, por nuk u morën në konsideratë nga kryetarja e bashkisë Përmet, Alma Hoxha.

Ky fakt ka ngritur dyshime mbi një favorizim të mundshëm, duke sugjeruar se fituesi mund të jetë paracaktuar.

TENDERA mes KOLEGËSH/ Kryetarja e Bashkisë Përmet i jep 300

Kjo situatë ngre shqetësime të thella mbi mënyrën se si përdoren fondet publike.

Paratë e taksapaguesve shqiptarë duket se përfundojnë në duart e familjarëve të zyrtarëve lokalë, duke krijuar një rreth vicioz të përfitimeve brenda eksponentëve të Rilindjes.

Kjo praktikë ka ndezur debat mbi integritetin e procesit të tenderimit në bashki të ndryshme dhe mbi rolin e SPAK-ut, që deri tani duket se po tregon një qasje pasive.

TENDERA mes KOLEGËSH/ Kryetarja e Bashkisë Përmet i jep 300

A është e ligjshme kjo situatë? Çfarë hapash do të ndërmerren për të hetuar këtë rast dhe për të garantuar drejtësi?

Heshtja e institucioneve përkatëse mund të interpretohet si një mungesë vullneti për të adresuar praktika që dëmtojnë interesin publik dhe rrisin mosbesimin tek administrata vendore./JOQ


Video