‘Beu’ i Poliçanit, Adriatik Zotkaj i dha tendera miliona lekësh djalit të vet!

13 Shtator 2024, 19:02Investigim SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Adriatik Zotkaj

Arrestimi si i dënuar për drogë i Artur Zotkajt, vëllait të Adriatik Zotkajt, kryebashkiaku i përjetshëm i Bashkisë së Poliçanit risjell në vëmendjen e publikut figurën kontradiktore të zyrtarit që po drejton bashkinë e vogël jugore në mandatin e gjashtë të tij.

Rekordmeni Adriatik Zotkaj është një prej bajraktarëve modernë, që në zgjedhjet e majit të vitit të kaluar, Zotkaj siguroi gati 80 për qind të votave.

E thënë në përqindje, shifra sugjeron se në pesë mandatet e para të tij, Adriatik Zotkaj ka punuar aq mirë sa e ka bërë Poliçanin fushë me lule.

Por, e vërteta është e hidhur.

Si numër votash, Zotkaj mori vetëm 3756 të tilla.

Por jo vetëm vëllai, në formularin e dekriminalizmit, Adriatik Zotkaj rezulton i dënuar jo një, as dy por plot katër herë.

‘Beu’ i Poliçanit, Adriatik Zotkaj i dha tendera miliona

Ai thotë se është dënuar që në vitin 1995, për fyerje dhe goditje të punonjësve të policisë.

Rezulton i dënuar nga Gjykata e Korçës me 3 vite burg për aksident të rëndë rrugor, është dënuar në 2001 nga gjykata e Skraparit për kundërshtim të punonjësit të policisë ndërsa gjykata e Tiranës e ka dënuar për falsifikim dokumentacionesh dhe veprime e urdhra arbitrare si zyrtar shtetëror.

‘Beu’ i Poliçanit, Adriatik Zotkaj i dha tendera miliona

Megjithë CV-në e pasur me dënime, Adriatik Zotkaj e shmangu vettingun, jo një por dy herë, duke përfshirë zgjedhjet e vitit 2019, veç atyre të vitit të kaluar.

‘Beu’ i Poliçanit, Adriatik Zotkaj i dha tendera miliona

Madje, pasi fitoi në 2019-n si kandidat i vetëm në garë, Zotkaj iu përvesh punës për t’u pasuruar.

Si?

Përmes dhënies së tenderave për djalin e tij, Endi Zotkaj.

‘Beu’ i Poliçanit, Adriatik Zotkaj i dha tendera miliona

Të dhënat e siguruara nga Dega e Thesarit nga Voxnews.al tregojnë se nga shtatori 2019 deri në dhjetor 2021, Endi Zotkaj, që zotëronte një biznes farmacish ka përfituar 20 pagesa nga Qendra Polivalente e Poliçanit, Bashkia e Poliçanit dhe Bashkia e Çorovodës.

Vlerat e pagesave variojnë, por ato kulmojnë me procedurën urgjente të Bashkisë së Poliçanit katër ditë pas shpalljes së gjendjes së emergjencës nga COVID në 2020, ku për doreza, maska e dezinfektantë Adriatik Zotkaj paguan djalin e tij, Endi Zotkaj me paratë e taksapaguesve plot 14 milionë lekë të vjetra.

Në janar të këtij viti, Endi Zotkaj rezulton se e ka pezulluar aktivitetin e biznesit të tij të farmacisë.

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video