Dalin pamjet e operacionit brenda tunelit ku fshihej droga në Shkodër (VIDEO)

12 May 2024, 11:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dalin pamjet e operacionit brenda tunelit ku fshihej droga në Shkodër
Pamje nga operacioni në Shkodër

Policia e Shkodrës publikoi pamjet e operacionit në lagjen “Skënderbeg” të qytetit ku brenda një tuneli nëntokësor u zbuluan rreth 65 kg marijuanë formë çokollate.

Siç shihet edhe nga pamjet, droga ishte fshehur me kujdes në një hapësirë nën tokësore.

Mbi pakot me drogë ishte stampuar një simbol në formë gjetheje.

Policia ka shpallur në kërkim vëllezërit Nazmi dhe Basri Malaj.




Video