Ceremoni në nderim të festave kombëtare të Shqipërisë në Mynih të Gjermanisë (VIDEO)

20 November 2022, 20:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ceremoni në nderim të festave kombëtare të
Pamje nga ceremonia

Në Mynih të Gjermanisë është organizuar ceremonia në nderim të festave kombëtare të Shqipërisë.

Me angazhimin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë dhe konsull Arten Hanku në bashkëpunim me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Wyrzburg, Markus Scheuman, morën pjesë presidenti i qeverisë së Bavarisë së sipërme Konrad Schober, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Diasporës Sonila Hysi, përfaqësues të trupit diplomatike, të medias, biznesit dhe komunitetit shqiptar.

Festa ishte konceptuar edhe si një aktivitet për promovimin e artit, turizmit, kulturës dhe traditave të vendit tonë dhe u zhvillua në sallën e festive të Akademisë së Artistëve

Për të pranishmit interpretuan artistë të shquar shqiptarë dhe të huaj.

Ndërsa një fragment i dramës Burrnesha u soll me kontributin e regjisores Valbona Xibri dhe aktores ukrainase Maria Maschenko.

Gjithashtu edhe violinist Rubens Turku dhe kolegia e tij pianiste Tatiana Chernichka dhe grupi i valleve të shoqatës 'Iliria' sollën momente festive.

 


Video