E fundit/ Uji rrëmben makinën në Bogë, në mjet dyshohet se janë babai dhe dy fëmijët, policia drejt vendngjarjes

20 November 2022, 14:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E fundit/ Uji rrëmben makinën në Bogë, në mjet dyshohet
Foto ilustruese

Një makinë, dyshohet se e ka marrë uji në zonën e Bogës pranë Përroit të Thatë.

Pjetër Gjoka që drejtonte mjetin po udhëtonte me makinë së bashku me 2 fëmijët e tij.

Alarmin e kanë dhënë të afërmit e drejtuesit.

Ende nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa policia dhe forcat e shpëtimit ndodhen në vendngjarje.

Sot moti i keq ka përfshirë vendin, kryesisht veriun, me rrugë të përmbytura dhe e të dëmtuara.

Në Vaun e Dejës situata është më më problematike. Përroi Glin dhe lumi Gjadër kanë dalë nga shtrati duke lënë të dëmtuar infrastrukturën rrugore në lagje dhe në qytet.

Reshjet e shiut vijojnë dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati.


Video