Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
I moshuari, Çaush Shehaj ka humbur jetën në sallën e reanimacionit në spitalin e Fierit, si pasojë e plagëve të marra nga dhuna që kanë ushtruar ndaj tij dy grabitësit, Ervis Halimi dhe Musa Gudo.
Dy të rinjtë, 22 dhe 28 vjeç, kanë kërcënuar me armë zjarri 89 vjeçarin Çaush Shehaj dhe e kanë dhunuar duke arritur t’i marrin një shumë parash. I moshuari u dërgua në spital, por nuk arriti t'ia dalë.
Policia ka proceduar penalisht edhe 16 vjeçarin F.Ç nën akuzën e ‘moskallëzimit të krimit’ dhe ka arrestuar dy grabitësit, ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit tip automatik me të cilën është kryer grabitja.