Situata prej motit të keq në Shqipëri, Shkodra kthehet në “Venecia”, banorët nxjerrin varkat (VIDEO)

20 November 2022, 15:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Situata prej motit të keq në Shqipëri, Shkodra kthehet në
Shkodra kthehet në “Venecia”, banorët nxjerrin varkat

Qyteti më problematik në Shqipëri aktualisht është Shkodra, e cila këtë të diel ka rikthyer imazhet e përmbytjeve të viteve më parë.

Aktualisht është bllokuar hyrja për në qytet, pasi uji ka vërshuar në rrugë. Niveli i ujit te Harku i Berdicës arrin disa centimetër, duke e bërë të pamundur lëvizjen e automjeteve të vogla.


Gjithashtu zona e Bardhajve ka pasur prani të ujit në oborret e banesave.

Shtyllat elektrike janë dëmtuar gjithashtu si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Problematike është dhe lagjja “Ajasëm” ku e vetmja mënyrë që banorët të komunikojnë me pjesën tjetër të qytetit janë varkat. Në 10 banesa ka prezencë uji.


Në disa zona në këtë qytet uji shkon deri në 50 centimetra. Për shkak të prurjeve të shumta kanë nisur dhe shkarkimet në hidrocentralin e Vaut të Dejës.

Edhe Tirana ka parë përkeqësim të motit këtë të diel. Për shkak të reshjeve të dendura që kanë nisur që prej mbrëmjes së të shtunës niveli i lumit Lana është rritur.

Shiu ka bllokuar trafikun. Policia Rrugore, ajo e Rendit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët dhe shoferët me përkeqësimin e kushteve të motit.

Ndërkohë, prej mbrëmjes së të shtunës Durrësi është përfshirë nga reshje intensive shiu, rrebeshe dhe shkarkesa elektrike.


Video