Një aksion anti-drogë ka zhvilluar policia e Tiranës një ditë më parë, ku ka zbuluar një laborator për kultivimin e kanabisit në Ndroq. Në pranga ka rënë shtetasi E.D, 29-vjeç si dhe dy punonjës të OSHEE-së. Po ashtu është proceduar penalisht edhe shtetasi A. M., 39 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet, në zonën e Ndroqit si dhe kryeplaku i fshatit. Ndërkohë në kërkim është shpallur edhe një 32-vjeçare e cila kishte përshtatur banesën për kultivimin e drogës.
‘Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në afërsi të xhamisë, në fshatin Pinet, Ndroq, një shtetase kishte përshtatur banesën, si ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pinet".
Në kuadër të operacionit policor të koduar "Pinet" u arrestuan në flagrancë shtetasit Eriban Daja,
Qemal Hasa (elektriçisti),
Erion Mema (faturist),
u procedua penalisht shtetasi Elez Kapllani (kryeplaku)
dhe nga AMP u procedua penalisht Adrian Malliku (SPZ),
si dhe u shpall në kërkim shtetasja Rudina Xhambazi.