Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Tirana mbush 102 vite nga momenti kur u bë kryeqyteti i Shqipërisë, pas vendimit të marrë në Kongresin e Lushnjes.
E për t’i dhënë një pamje bashkëkohore në kryeqytetin e ri ndër vite u kryen disa transformime thelbësore, që filluan me arkitektë austriakë dhe vazhduan me arkitektët italianë, sidomos gjatë periudhës së qeverisjes së Zogut.
Në këtë kohë janë projektuar dhe ndërtuar blloqet e ministrive, Hotel Dajti sheshi Nënë Tereza, godina e Universitetit Politeknik, Rektorati dhe Akademia e Arteve.
Për ta kujtuar këtë, Ambasada Italiane në Shqipëri ka sjellë një kolazh me foto të rralla nga ditët kur ndërtohej kryeqyteti.




