Harrohen Qendrat Shëndetësore në fshatra, mungesa e investimeve dhe e personelit shëndetësor lë pa shërbime banorët

11 February 2022, 13:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Entela Barjamaj 

Qendrat shëndetësore në fshatra nuk janë në gjendje që të ofrojnë shërbimet e duhura. Kjo situatë vijon të jetë e njëjtë edhe pas disa viteve që qeveria premtoi rehabilitimin e tyre. Mjafton të bësh një vëzhgim të thjeshtë në fshatrat e Shqipërisë për të kuptuar se në çfarë kushtesh janë qendrat shëndetësore.

Banorët në rrethinat e Tiranës, Lushnjës, Tepelenës e Sarandës kanë probleme në marrjen e shërbimeve shëndetësore parësore. Shumë qendra shëndetësore janë lënë në mëshirë të fatit e në të tjera mungon personlei shëndetësor. Edhe në qendrat shëndetësore që janë funksionale ka mungesë të materialeve bazë si doreza, maska apo shiringa. Madje sa më largë qyteteve të shkosh do të gjesh qendra shëndetësore pa ujë e pa energji elektrike. Kjo vështirëson punën për personelin shëndetësor e në të njëjtën kohë nuk siguron shërbime dinjitoze për banorët.

Hartë që ilustron rrethet ku është bërë vëzhgimi i qendrave shëndetësore.


Nuk i jemi larguar shumë kryeqytetit. Kemi udhëtuar vetëm 20 kilometra largë Tiranës për të shkuar në fshatin Bastar i Mesëm. Këtu banojnë rreth 300 familje të cilat nuk kanë ku të marrin shërbimin shëndetësor. “Ambulanca nuk funksionon, mjek nuk ka. Për çdo problem ne drejtohemi në Tiranë”, shprehet një banor i fshatit Bastar i Mesëm.

Harrohen Qendrat Shëndetësore në fshatra, mungesa e investimeve

Harrohen Qendrat Shëndetësore në fshatra, mungesa e investimeve

“Na ka ruajtur Allahu se po të jetë për qendër shëndetësore ne kemi vdekur”, shprehet një e moshuar në fshatin Basatr i Mesëm. Një krevat i qendërs shëndetësore përdoret si tavolinë për therjen e bagëtive nga një biznes aty afër. Ndërkohë që edhe tualeti i kësaj qendre shëndetësore duket se është në funksion të po të njëjtit biznes.

Harrohen Qendrat Shëndetësore në fshatra, mungesa e investimeve

Harrohen Qendrat Shëndetësore në fshatra, mungesa e investimeve

Harrohen Qendrat Shëndetësore në fshatra, mungesa e investimeve

”Rehabilitojmë jo vetëm qendrat shëndetësore në qytet, por edhe pikat e ambulancave në periferi, për të garantuar të njëjtin standard të shërbimit shëndetësor për qytetarët”- deklaroi Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në janar të vitit 2019 gjatë përurimit të qendrës shëndetësore në Allias.

Për të parë se sa është mbajtur ky premtim, le të udhëtojmë pak më largë. Këtë herë do të ndalemi në rrethin e Lushnjes. Konkretish jemi në fshatin Gorre, në ambulancën e këtij fshati. Këtu marrin shërbim më shume se 5 fshatra por prej vitesh është lënë në harresë totale. Banorët shprehen se dikur këtu kanë lindur edhe fëmijë ndërsa sot dritaret nuk kanë xhama, ndërsa kati i dytë është jashtë funksionit.

Harrohen Qendrat Shëndetësore në fshatra, mungesa e investimeve
Ambulanca në Gorre me xhama të thyer.

Kati i dytë i qendrës shëndetësore është totalisht i shkatërruar. Ndërsa në katin e parë ofrojnë shërbime minimaliste dy infermiere dhe një mjeke stomatologe. Leta, është një banore që ka lindur dhe po plaket në këtë fshat. Ajo shprehet se: “Në këtë qendër nuk mbahet mend kur është bërë investimi i fundit. Ndërkohë që personeli shëndetësor paraqitet në punë se duhet të marrë rrogën por shërbime nuk mund të ofrojnë pasi nuk kanë as kushtet më minimale.”

Harrohen Qendrat Shëndetësore në fshatra, mungesa e investimeve

Harrohen Qendrat Shëndetësore në fshatra, mungesa e investimeve
Foto të katit të dytë Ambulanca në Gorre.

“Këtu bëhen vizita të çastit, ndonjë gjilpërë kush ka nevojë. Nuk ka pajisje dhe mjete që të bëjnë vizita të tjera. Na japin një letër dhe na dërgojnë te spitali kur kemi për të bërë ekzaminime”- tha një banore e zonës.


Në Bashkinë Memaliaj situata është edhe më e rëndë. Në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Tepelenë, e cila mbulon edhe këtë bashki, 28 qendra ambulatore nuk janë funksionale. Si rregull kjo bashki duhet të kishte 48 qendra shëndetësore. Ndërkohë që në 20 qendra që janë funksionale nuk ka ujë dhe energji elektrike.

Qendëra shëndetësore e radhës e lënë në mëshirë të fatit është në fshatin Qesarat të Memaliajt. Edhe këtu banorët na tregojnë se punon një infermiere sa për të bërë ndonjë injeksion. Ndërkohë që për tu konsultuar me mjekun i drejtohen qendrës shëndetësore në fshatin Krahës.


Harrohen Qendrat Shëndetësore në fshatra, mungesa e investimeveHarrohen Qendrat Shëndetësore në fshatra, mungesa e investimeveHarrohen Qendrat Shëndetësore në fshatra, mungesa e investimeveHarrohen Qendrat Shëndetësore në fshatra, mungesa e investimeveHarrohen Qendrat Shëndetësore në fshatra, mungesa e investimeve

Harrohen Qendrat Shëndetësore në fshatra, mungesa e investimeve
Foto Qendra shëndetësore Qesarat.



Vazhdojmë udhëtimin drejt një tjetër fshati, në Vasjar të rrethit të Tepelenës. Këtu duket se është ndërtuar një godinë e vogël të cilës i kanë vënë emrin Qendër Shëndetësore. Në fshat është vetëm një infermiere, mjek nuk ka. Ndërkohë që qendra shëndetësore shërben edhe si faramaci ku banorët mund të marrin medikamente. Godina është shumë e vogël dhe ajo që bie në sy është edhe mungesa e një tualeti. Banorët e Vasjarit treguan se për të marrë shërbime të vërteta shëndetësore ju duhet të udhëtojnë drejt qyteteve që kanë spitale.

Harrohen Qendrat Shëndetësore në fshatra, mungesa e investimeve
Foto Qendra Shëndetësore Vasjar.


Më 21 prill të 2018, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu njoftoi nisjen e programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, duke premtuar kushte dinjitoze për pacientët dhe mjekët.
“Kemi nisur programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në këtë mandat qeverisës, në mënyrë që shërbimi për qytetarët të jetë me të njëjtin standard nga veriu në jug”- njoftoi Manastriliu 4 vite më parë.


Një tjetër qendër shëndetësore që kemi vizituar është edhe ajo e fshatit Çukë të komunës Aliko. Syri edhe këtu ndeshet me xhamat e thyer të kësaj godine. Në këtë qender shëndetësore punojnë dy infermiere dhe mjeku vjen dy ditë në javë. Kryesisht në qendër ofrohen vaksinat për fëmijët si dhe gjatë pandemisë ofrohen edhe vaksinat kundër Covid 19.


Harrohen Qendrat Shëndetësore në fshatra, mungesa e investimeve

Harrohen Qendrat Shëndetësore në fshatra, mungesa e investimeve
Foto Qendra Shëndetësore Çukë.


Ministrja e Shëndetësisë që nga viti 2018 që ka premtuar për herë të parë rehabilitimin e Qendrave Shëndetësore, e përsërit këtë premtim thuajse çdo vit. Por duke parë godinat e Qendrave Shëndetësore, a mund të themi se banorët marrin shërbime të standardeve bashkëkohore?!

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video